BallinaSportShitjet ilegale të biletave, FFK-ja thotë se nga ndeshja e ardhshme biletat...

Shitjet ilegale të biletave, FFK-ja thotë se nga ndeshja e ardhshme biletat vetëm online

Të ngjajshme

Baton Zabërgja shënon gol të bukur në Ukrainë, feston me shqiponjë (VIDEO)

Baton Zabergja ka shënuar tjetër gol në kampionatin ukrainas...

Vdes një 29 vjeçar në Ferizaj, Policia jep detaje për rastin

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në...

Hoffenheim pritet të fitoj miliona euro nga shitja e tre yjeve kosovarë

TSG Hoffenheim po vazhdon të mbështetet fuqishëm te talentët...

Incident në aeroportin e Splitit, aeroplani del nga pista

Një incident ndodhi në aeroportin e Splitit këtë pasdite...

Shitja e biletave në mënyrë ilegale dhe me çmime shumë më të larta se çmimi bazë për ndeshjen Kosova – Ishujt Faroe, ka bërë që FFK-ja të ndërmarrë masa për parandalimin e kësaj dukurie.

Përmes faqes zyrtare FFK-ja bën të ditur se nga ndeshjet e ardhshme shitjet e biletave do të bëhen online, që do të thotë se mund të rezervohet vetëm një biletë për person, transmeto Koha.net.

“Federata e Futbollit e Kosovës sqaron opinionin se qysh në fillim të përgatitjeve për ndeshjen Kosova – Ishujt Faroe, në kordinim të plotë me UEFA-n dhe pas kontraktimit me kompaninë për shitjen e biletave të ndeshjes, ka marrë vendim në bazë të ligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarje sportive, Ligji nr 05/L-075, neni 10, pika 3, që një personi nuk mund t’i shiten më shumë se 7 bileta. Ditët e fundit ka zëra se persona të caktuar kanë blerë numër më të madh të biletave dhe ato i kanë vendosur në shitje në treg të zi”, thotë FFK.

FFK më tutje bën me dije se, “nuk mban përgjegjësi për shitjen e tillë të biletave dhe fton organet kompetente që të marrin masat e nevojshme që manipuluesit e tillë të vihen nën pranga dhe të dalin para drejtësisë, ngase në këtë mënyrë po i shkaktojnë dëme jo vetëm qytetarëve dhe institucionit tonë, por edhe po krijojnë imazh të keq para opinionit ndërkombëtar”.

“Ne, si Federatë, do të bëjnë çmos që qysh nga ndeshja e ardhshme shitjen e biletave ta bëjmë nëpërmjet sistemit online, në mënyrë që dukuritë e tilla negative të mos përsëriten”, thotë FFK.

FFK njofton opinionin se përveç biletave që kanë qenë të akorduara për shtëpinë e futbollit dhe pa çmim, asnjë biletë tjerë nuk ka qenë në dispozicion të FFK-së.

Duke iu kërkuar falje të gjithë qytetarëve dhe dashamirëve të vërtetë të futbollit të cilët fatkeqësisht kësaj radhe nuk kanë mundur të pajisen me biletë për të parë Kombëtaren tonë, i lusim për mirëkuptim.

Njëherësh, meqenëse kjo është një ditë e veçantë për të gjithë ne, pasi për herë të parë do të luajmë ndeshje zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri” urojmë të gjithë dashamirët dhe i ftojmë që sonte të kenë anim të zjarrtë por korrekt për t’i dëshmuar botës që kemi kulturë të lartë sportive. Ndërkaq, të gjithë qytetarët që me gjithë dëshirën e madhe që të kenë një biletë por që nuk e patën një mundësi të tillë, urojmë që këtë ndeshje ta shijojnë me familjet e tyre nëpërmjet rrjeteve televizive.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz