back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaShqiptare"Shit gruan dhe rregullo banesat"- qytetarët paralajmërojnë biznesmenin shqiptar

“Shit gruan dhe rregullo banesat”- qytetarët paralajmërojnë biznesmenin shqiptar

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Një pjesë e konsiderueshme e pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës janë ndërtuar nga ish-deputeti i PS, Hazir Gashi.

Qindra banorë të këtyre pallateve kanë mbetur në rrugë, pasi apartamentet e tyre janë klasifikuar si të pabanueshme.

Por kjo nuk e ka shqetësuar biznesmenin socialist. Ai po tenton t’ia hedhe pa u lagur, siç ndodh gjithmonë në vendin tonë, pasi mësohet se ka deklaruar “falimentin e tij”.

Reagime të shumta ka patur në institucione dhe në rrjetet sociale, ku mijëra qytetarë që kanë derdhur kursimet e jetës për ato apartamente, i kërkojnë Gashit të marrë përgjegjësi.

“Shit gruan, fëmijët, motrat, vëllezërit, fisin. Shit edhe dashnoren Hazir”, shkruan e indinjuar një qytetare.

“Hazir Gashi! Dëgjova që ke thënë se: Nuk kam ç’të bëj, kompania ime ka falimentuar! Vërtetë?!!! Po kur kurseve tulla dhe beton, që të ngopje babëzinë tënde, e mendove falimentimin?!!!!! Hazir Gashi! Gjej 1 zgjidhje! Shit gruan, fëmijët, motrat, vëllezërit, fisin. Shit edhe dashnoren Hazir! Amá ,ne, mijëra banorë të pallateve të tua, mos na le në rrugë, mos guxo! I kemi blerë me sakrifica ato shtëpi, me shumë sakrifica“, shkruan një qytetare në facebook.

Ekspertët thonë se dëmtimet në pallate kanë ardhur kryesisht nga punimet jocilësore, moszbatimi i kritereve ligjore, shtesat e paligjshme. Pra, përveç aspektit natyror, në tragjedinë e 26 nëntorit ka edhe përgjegjësi njerëzore dhe institucionale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz