Shiringa dhe gjilpëra buzë Shtëpisë së Shëndetit në Dardani (Video)
01·

Buzë Shtëpisë së Shëndetit në Dardani, shihen gjilpëra dhe shiringa. Ato janë jashtë qeses dhe dukën të përdorura, e që mund të paraqesin rrezik për fëmijët dhe kalimtarët që përdorin atë pjesë të rrugës.
Oborri i kësaj QMF-je është i çrregulluar dhe të gjitha qoshet i ka të mbushura me mbeturina. Ndërsa, kjo nuk është hera e parë që në të njëjtin vend shihen shiringa të hedhura.
Më poshtë mund të shihni disa fotografi dhe një video të cilat tregojnë papastërtinë dhe shiringat. /Lajmi.net/

Lexo edheZeka shkrin së qeshuri Dedën: Ishim bashkë në qendrat e masazheve në Prishtinë (Video)














