BallinaLajmeShilegov: MM ta anulojë tenderin prej 250 milion euro

Shilegov: MM ta anulojë tenderin prej 250 milion euro

Të ngjajshme

Aksident hekurudhor në Indonezi – 14 të vdekur dhe 84 të plagosur

Rëndohet bilanci nga aksidenti i rëndë hekurudhor në Indonezi...

Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pranishëm

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se...

Arrestohet i mituri në Drenas për shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë...

Vjedhja e organizuar e Maqedonisë e cila por realizohet nga Nikola Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij, si dhe futja në borxh e gjeneratave të ardhshme është duke vazhduar”, ka deklaruar sot Petre Shilegov nga LSDM opozitare në një konferencë për shtyp, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ministria e mbrojtjes po zbaton një procedurë për furnizimin e automjeteve të blinduara në vlerë prej 250 milion euro, pagesa e të cilit duhet të realizohet në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2026.

Kjo nënkupton se për momentin për shkak të politikave të gabuara të qeverisë, nuk ka mjete për pagesë dhe ky obligim i lihet tre qeverive të ardhshme të Maqedonisë. Me këtë, në mënyrë shumë serioze ngarkohen buxhetet e tre qeverive të ardhshme të Maqedonisë.

Moskujdesi i kësaj qeverie solli deri aty që ARM në tërësi të margjinalizohet, ndërsa përfaqësuesit e saj, ushtarët i ka lënë edhe pa gjërat esenciale.

Qeveria në tërësi e shkeli dinjitetin e ushtarëve të cilëve po i mungojnë çizme, qebe, strehim të përshtatshëm, mjete për punë.”, ka theksuar Shilegov.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz