Shikoni momentin kur studentja hedh bojë mbi kokën e ministres (video)

Aktivistë të Lëvizjes përUniversitetin kanë qëlluar me bojë të kuqe ditën e sotme ministren e Arsimit LinditaNikolla. Ngjarja ka ndodhur gjatë Samitit te Studenteve, qe u zhvillua te Piramida ku ishte e pranishme Nikolla. Në video duket që ministrja ishte ulur dhe nuk e priste aspak këtë veprim.
Një aktiviste i është afruar dhe e ka ngjyer me bojë të kuqe. Më pas, kjo lëvizje ka reaguar në “Facebook” për ngjarjen dhe kundërshtinë ndaj reformës në arsim.
REAGIMI
Sot, në ditën ndërkombëtare të studentëve, aktivistët e LëvizjesPër Universitetin kryen një aksion simbolik kundër ministres së Arsimit Lindita Nikolla.
E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen.

Lexo edhePlaku me thikë në dorë kërcënon policinë shqiptare (Video)
Sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike. Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë.
Prandaj ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla. Rezistenca vazhdon! Për Universitetin, Për Shoqërinë!/Albeu.com/














