BallinaLajmeShikoni momentin kur qytetarët rrezikojnë jetën, për ta shpëtuar gruan që kishte...

Shikoni momentin kur qytetarët rrezikojnë jetën, për ta shpëtuar gruan që kishte ngecur në veturën e përfshirë nga flaka (Foto/Video)

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Një video shokuese e publikuar së fundmi në internet, shfaq momentin kur një i burrë nxjerr një grua nga vetura që po digjej pasi ishte përfshirë në një aksident zinxhiror, ku ishin përplasur 10 vetura.

Videoja në fillim shfaq momentin, kur një kamion përplaset me vetura në autostradën Route 16 në Binghamton të Nju Jorkut, transmeton Telegrafi.

Një veturë shihet duke qëndruar e përplasur për murin që ndanë korsitë, por që është e përfshirë nga flaka. Më pas shihen disa shoferë duke vrapuar në drejtim të veturës që po digjej, duke u munduar që përmes dritares ta nxjerrin jashtë gruan që ishte pranë timonit.

Kalimtarët e rastit për asnjë moment nuk hezituan të rrezikojnë jetën, vetëm dhe vetëm që të shpëtojnë gruan që kishte ngecur brenda veturës që po digjej.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe kryetari i komunës së Binghamton, David Rich, i cili ka shpërndarë videon në Facebook, ku lavdëron qytetarët që treguan trimërinë për të shpëtuar gruan. /Telegrafi/

1

2

3

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz