Shikojeni se si Haradinaj i thotë në fytyrë Baton Haxhiut se ishte i angazhuar për ndarjen e Kosovës VIDEO
BILLI

Lexo edhePërplasje e ashpër e Haradinajt me Baton Haxhiun, në Top-Channel!

Haradinaj, i cili ndodhet në Tiranë, e ka quajtur Haxhiun “mercenar” të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ai nuk i punët mirë.
“Nuk jemi lopë e dele”, e ka paralajmëruar Haradinaj, Haxhiun.
Shefi në largim i ekzekutivit kosovar e ka porositur gazetarin që të “mos mbajë ligjërata”.
Më herët, Haradinaj ka folur për përplasjen e tij me Ramën.
Haradinaj ka thënë se Rama me fanatizëm dhe me pasion është angazhuar për ndarjen e Kosovës.
Shefi në largim i ekzekutivit kosovar ka folur edhe për padinë që Rama i ka bërë atij në Prishtinë.

Lexo edhePërplasje e ashpër e Haradinajt me Baton Haxhiun, në Top-Channel!
Ai ka thënë se e konsideron padinë tallje dhe hajgare ndaj tij nga homologu shqiptar.