back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeShfaqet Besa e lumtur, BIK-u i sfiduar heshtë

Shfaqet Besa e lumtur, BIK-u i sfiduar heshtë

Të ngjajshme

Identifikohen autorët e grafiteve në Bujanoc

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka thënë se janë...

Netanyahu thotë se lufta në Gaza mund të përfundojë nëse Hamasi pranon propozimin e Trump

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se lufta në Gaza...

Mendimi për motin: Nesër nxehtë dhe me vranësira e intervale me diell

Mendimi për motin – 9.09.2025 Vransira kalojnë më shpesh gjatë...

Zyrtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi është shfaqur në një fotografi me prodekanen e fakultetit të studimeve islame, e cila aderoi dje në këtë subjekt politik duke shkelur vendimin e BIK-ut i cili ndalon stafin që të angazhohet aktivisht në politik.

“Bashkë edhe më të fuqizuara” ka shkruar Idrizi, ish kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, në mbishkrimin mbi foton e përbashkët të cilën e ka postuar para pak kohësh.

Me angazhimin e profesores së Fakultetit të Studimeve Islame në politikë, është sfiduar në mënyrë serioze autoriteti i Bashkësisë Islame si një institucion që duhet të jetë apolitik dhe ta gëzojë besimin e të gjithë besimtarëve islamë, pa dallime politike.

Ndërkohë, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava është mbyllur në raport me gazetarët lidhur me sfidimin e vendimit të nënshkruar prej tij.

“Angazhimet e nëpunësve të BI-së në parti politike janë në kundërshtim me qëndrimet e BI-së dhe rrjedhimisht edhe të dënueshme”, thuhet në vendimin e BIK-ut të nënshkruar nga vetë Myftiu Naim Tërnava, i cili sot deri në këto momente ka zgjedhur heshtjen përballë kësaj situate.

Sot dhe gjatë ditëve në vijim do të shihet nëse BIK-u do ta ketë fuqinë për t`a respektuar rregullativën që ka nxjerr vetë duke marr masa ndaj prodekanës ose të dalë mbi qëndrimet e politikës dhe të sfidojë në këtë mënyrë edhe kryetarin e PDK-së Kadri Veselin, i cili duke proklamuar luftimin e dukurive negative ka pranuar me krenari në mesin e PDK-së anëtaren e re që shkel rregullat dhe dëmton reputacionin e Bashkësisë Islame si një institucion apolitik. /Sinjali

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz