back to top
Monday, August 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditSherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

Të ngjajshme

Një përleshje me thika mes disa të rinjve ka ndodhur në Vlorë.

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës, duke përfunduar me dy persona të plagosur dhe një të arrestuar.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia”, në një nga rrugët kryesore të qytetit, me konfliktin që nisi për motive të dobëta dhe përshkallëzoi në përdorimin e thikës.

Nga pamjet filmike shihet se të rinjtë përleshen ashpër në trotuar, pranë një dyqani, ku konflikti fizik eskalon nga goditjet me grushte dhe shkelma në përdorimin e thikës.

Sakaq, policia bëri me dije se personi i arrestuar për ngjarjen është I. H., 32 vjeç, banues në Vlorë. Ai u përfshi në dy episode dhune të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit: fillimisht në lagjen “10 Korriku” dhe më pas në “Pavarësia 2”.

Në këto konflikte, ai dyshohet se goditi me thikë shtetasit M. F., 39 vjeç dhe K. K., 32 vjeç. Edhe vetë autori i ngjarjes ka pësuar dëmtime gjatë përplasjes dhe është trajtuar me ndihmë mjekësore në spital.

- Advertisement -

Të Fundit