back to top
Monday, August 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditFundjavë sulmesh Ukrainë-Rusi, Kievi hedh në erë rafinerinë e naftës në qytetin...

Fundjavë sulmesh Ukrainë-Rusi, Kievi hedh në erë rafinerinë e naftës në qytetin Sochi

Të ngjajshme

Rusia po fajëson Ukrainën për një sulm me dron që shkaktoi zjarr masiv në një depo naftë në Sochi. Fluturimet në aeroportin e qytetit në detin e zi janë pezulluar.

Sipas autoriteteve lokale, mbetjet e dronit kishin goditur një cisternë karburanti dhe 127 zjarrfikës u angazhuan për të shuar flakët.

Moska bëri me dije se sulmi në rafinerinë e naftës ishte një prej disa të tillëve që Kievi kishte ndërmarrë gjatë fundjavës, duke goditur instalacione në qytetet jugore të Ryazan, Penza and Voronezh. Guverantori i Voronezh deklaroi se 4 persona ishin plagosur në një sulm me dronë.

Sipas ministrisë së mbrojtjes në rusi, sistemet e mbrojtjes ajrore kishin interceptuar 93 dronë ukrainas gjatë natës, 60 prej të cilëve në rajonin e Detit të Zi.

Ndërkohë një raketë rusë shkatërroi banesa dhe infrastrukturë civile në qytetin jugor tëMikolaivit në Ukrainë.

Të paktën 7 civilë u raportuan të plagosur në qytetin që është vënë shpesh në shënjestër të bombardimeve nga forcat ruse. Sipas forcës ajrore të Ukrainës, Rusia kishte lëshuar 83 dronë dhe 7 raketa gjatë natës, 61 prej të cilave ishin shkatërruar.

Në deklaratë shtohet se 16 dronë dhe 6 raketa I kishin goditur objektivët e tyre në 8 lokacione. Sulmet e reja vijnë pas një javë të përgjakur për civilët në Ukrainë, me të paktën 31 viktima të shënuar në Kiev gjatë së enjtes.

Pas këtij sulmi, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski kërkoi sanksione më të forta ndërkombëtare ndaj Rusisë, ndërsa presidenti amerikan Trump, dënoi veprimet e Moskës dhe paralajmëroi sanksione të reja.

- Advertisement -

Të Fundit