back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeSherifi: Ramiz Lladrovci nga Tirana betejat e Limajt gjatë luftës ka mund...

Sherifi: Ramiz Lladrovci nga Tirana betejat e Limajt gjatë luftës ka mund t’i sheh vetëm nëse ka pas dylbi speciale

Të ngjajshme

Interesante! Edin Dzekos i shkojnë çebapat nga Sarajeva në stërvitje te Schalke

Futbollisti i Bosnja Hercegovina, Edin Dzeko është duke kaluar...

SMART PLAN: Pagesa e lehtë, stërvitja e vazhdueshme

Të fillosh stërvitjen shpesh duket e thjeshtë, por për...

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

Sekretari i Përgjihshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, për kreun e Nismës, Fatmir Limajn.

Sherifi në një tubim partiak të Nismës ka thënë se me Lladrovcin njihet që 30 vite, por ka thënë se Ramizi që 20 vjet e ka një tregim, që e përserite për lutëtarin e UÇK-së.

Sipas tij, ai këtë tregim gjihmonë e përdor varësisht se kënd e ka kundërshtar aktual dhe është një shabllon që e përdor.

“Nuk e kam prit që të sulmoj një çlirimtar për një mohues të gjenocidit këtë nuk e kam pritur. Nuk e kam prit prej Ramizit që të sulmoj një bashkëveprimtar e luftëtarë kur në krah të djathtë kishte njeriun që ka thënë se nëse fiton UÇK do të kërkoj azil në Beograd. Këtë nuk e kam prit”, ka thënë Sherifi.

Më tutje, ai ka thënë se gjatë luftës ai dhe Lladrovci nuk kanë qenë në Kosovë.

“Nuk ia mohoj Ramizit konteributin para dhe gjatë lutës. Në vitin 1998 dhe 1999 kemi pasur detyra tjera. Ai ka pas një rrugë prej Gjermanie në Tiranë, ndërsa detyrat e mia kanë qenë në Londer, Bruksel, Zvicerr, Paris, Tiranë. Kur e dëgjoja historinë e trilluar të Ramizit për Fatmirin thash me çfarë dylbish e paska pa kush ka luftu e kush jo. Sepse aty s’ka qenë. Çfarë dylbish speciale ka pas”, ka theksuar ai.

Më tutje, ai ka thënë se nuk i ka hije vëllait të Fehmi Lladrocit me leju më u perdor nga të tjerët.

Poashtu ai ka ftuar të gjithë luftëtarët e lirisë të votojnë numrin 121 dhe projektin në mbrojtje të vlerave kombëtare.

Të Fundit

Sport

ShowBiz