back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeSherifi: PDK po tutet që Ramushi po jep dorëheqje

Sherifi: PDK po tutet që Ramushi po jep dorëheqje

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se koalicioni qeveritar ka dinamikë të shtuar por nuk është afër prishjes.

“Mendoj që ky koalicion që nga fillimi ka pasë dinamikë më të gjallë se sa koalicionet e mëparshme. Nuk ka kaluar javë e lëre më muaj pa pasë zhvillime brenda sepse ngjarjet që janë zhvilluar nga momenti kur është krijuar ky koalicion dhe kjo Qeveri kanë qenë të tilla”.

“Është bërë zakon të thuhet se janë tema të nxehta, duke filluar nga tentimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pastaj veprime të tjera deri tek taksa ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovinës”.

“Mendoj që jemi mësuar me dinamikën e zhvillimit të proceseve të brendshme por nuk e besoj që jemi në atë nivel që Qeveria të prishet”.

Madje, Sherifi në Info Magazine të Klan Kosovës ka dhënë edhe një përshkrim interesant për mundësinë e prishjes së koalicionit dhe rrëzimit të Qeverisë.

“Më shumë po frikësohen PDK-ja mos po jep dorëheqje Ramushi [Haradinaj] se sa që e kanë ndërmend ta rrëzojnë Qeverinë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz