back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeI morën 480 mijë euro nga UEFA, Prishtina nuk i paguan futbollistët

I morën 480 mijë euro nga UEFA, Prishtina nuk i paguan futbollistët

Të ngjajshme

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Shaqir Totaj shkon me biçikletë në një tubim zgjedhor në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka vazhduar praktikën e...

Mbi 500 mijë euro borxhe në ATK, detaje të reja për ndalimin e Mozzik

Reperi Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik vazhdon të...

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

Ju mund të stresoheni shumë shpejtë kur jeni para...

Në fund të vitit të kaluar, UEFA ndau shpërblimet për Dritën dhe Prishtinën, për pjesëmarrjen dhe rezulatet e arritura në garat ndërkombëtare.

Kampioni Drita përfitoi më shumë se 1 milion Euro, ndërsa fituesja e Kupës, Prishtina, arkëtoi 480 mijë Euro.

Pavarësisht se mbushi arkat e klubit me gati gjysmë milioni euro, lojtarët e skuadrës nuk janë duke i marrë me rregull pagat.

Lojtarë të klubit në kushte anonimiteti i kanë thënë Gazetës Olle se kryesia nuk i ka paguar prej dy muajsh.

Gazeta nuk ka mundur të kontaktojë me Prishtinën, e cila përveç se nuk e akrediton gazetën, nuk i jep as deklarata.

Ditë më parë u zbulua se Prishtina nuk i lejon lojtarët të marrin pjesë në emisione sportive, përveç televizionit që i ka të drejtat e transmetimit të ndeshjeve, gjë që sipas trajnerit të mirënjohur, Ismet Munishi, kjo është e papranueshme.

Kryeqytetasit e kanë nisur në mënyrën më të keqe pranverën.

Janë eliminuar nga DigitAlb Kupa, pas penalltive me Trepçën ’89, ndërsa pësuan humbje edhe në kampionat nga Flamurtari, që luajti me 10 lojtarë për më shumë se 1 orë lojë.

Humbja nga kuqezinjtë i largoi edhe nga pozita e parë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz