BallinaLajmeShërbimi korrektues, del me raport të veçantë për vdekjen Astrit Deharit

Shërbimi korrektues, del me raport të veçantë për vdekjen Astrit Deharit

Të ngjajshme

Superliga vjen me dy ndeshje sot

Xhiroja e 25-të e Superligës së futbollit do të...

Arrestohet autori, që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

Policia e Lezhës ka zbardhur autorësinë e shpërthimit me...

Muharremi kritikon LVV-në: Nga opozitë ideale në pushtet me miliona

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar shpenzimet e mëdha të...

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, i tha Radios Evropa e Lirë, se zyrtarët e Shërbimit Korrektues tashmë janë në Prizren dhe po interesohen për sqarimin e rastit të vdekjes së veprimtarit të LVV-së, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit.

“Ende nuk është bërë obduksioni. Ende nuk kemi se çka të themi. Një ekip i shërbimit korrektues është atje. Ata dalin me një raport të veçantë. Sot kam drejtuar edhe një ekip tjetër që t’i hetojnë rrethanat”, tha shkurt zoti Zogaj.
Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë, nëpërmjet një komunikate, deklaroi se me qëllim të, siç tha, garantimit të transparencës në hetimin e rastit, ka marrë vendim që t’ia mundësojë, ‘përfshirjen e ekspertit të kërkuar nga familjarët e të ndjerit Dehari, në cilësinë e vëzhguesit në procesin e autopsisë’.
Në anën tjetër, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një konferencë të jashtëzakonshme që ka mbajtur sot ka thënë se vdekja e Astrit Deharit në burg është përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e shtetit, transmeton zeri.info.
“Rast i kulluar i montimit politik .Ai ishte akuzuar për terrorizëm mirëpo terrorin po e bënë në fakt ky shtet. Shteti as nuk solli fakte por po i mbanë aktivistët në paraburgim. Vdekja e Astrit Deharit është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e këtij shteti. Ai së bashku me shokët e tjerë janë terrorizuar tash e 68 ditë me akuza të pabaza”, ka thënë Ymeri, transmeton zeri.info.
Ai ka shtuar se mbështesin plotësisht kërkesën e familjes Dehari për autopsi të plotë të djalit të tyre.
Ndër të tjera Ymeri ka thënë se nuk do të ndalen deri në vënien e drejtësisë në vend.
“Mbështesim kërkesën e familjes Deharit për autopsi të pavarur për të parë shkaqet e vdekjes së Astritit. Ne nuk do të heshtim deri në zbardhjen e rastit dhe vënien e drejtësisë në vend”, ka shtuar lideri i Vetëvendosjes.
Në fund ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të dy aktivistëve tjerë që kanë mbetur në paraburgim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz