BallinaLajmeShi e borë në pesë ditët e ardhshme

Shi e borë në pesë ditët e ardhshme

Të ngjajshme

Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me...

Sistemi “Safe City” në Maqedoni nuk i njeh veturat ma targa të huaja

Shtetasit e huaj të cilët bëjnë shkelje në komunikacion...

Superliga vjen me dy ndeshje sot

Xhiroja e 25-të e Superligës së futbollit do të...

Pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbizotërojë një mot jostabil, që do të përcillet me reshje shiu e bore, bën të ditur IMHK përmes një komunikate për media.

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit me origjinë nga jugperëndimi i kontinentit. Shtypja atmosferike përkohësisht do të ulet nën vlerat e normales, duke krijuar kushte për një mot jostabil dhe të paqëndrueshëm, i përcjell me erëra dhe reshje shiu, derisa në viset malore serish priten që reshjet e shiut të jenë të përziera me dëborë”, thotë IMHK, transmeton Koha.net.

Më tutje thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse nga dita e enjte, pas reshjeve temperaturat minimale do të ulen rreth vlerave të zeros.
Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse nga dita e mërkurë maksimalet parashihen të bien deri në 5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe më pas nga veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz