Në mungesë të një operacioni ndihme, banorët e pallatit që rrezikon të shembet nga shkarja e truallit, në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër, kanë filluar ditën e sotme, të heqin vetë dherat e rrëzuara në katin e parë. Në fakt janë bërë 18 ditë që ata presin përgjigje dhe ndërhyrje nga autoritet por ende nuk ka asnjë të tillë. Operacioni i ushtrisë sipas banores, vetëm sa ka hequr një pjesë të dherave kurse ekspertët gjeologë kanë garantuar banorët se pallati nuk ka rrezik shembjeje. Zonja e cila një ditë më parë, u dërgoi letër të hapur për ndihmë kryeministrit Rama dhe presidentit Meta, thotë se përgjigjet e paqarta nga gjeologët kanë shtuar frikën dhe mungesën e sigurisë tek banorët.

“Është një tmerr i vërtetë. Jemi 24 orë në ditë pa gjumë. Pallati mund të shembet në çdo minutë.” Sipas banores, Bashkia e Gjirokastrës, fondin për ekzekutimin e projektit të zgjidhjes së situatës së pallatit që rrezikon të shembet, ia ka kaluar qeverisë, por ende nuk ka asnjë përgjigje dhe asnjë reagim. /Faxweb.
Video Player