back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeShembet një shtëpi lëndohen dy persona

Shembet një shtëpi lëndohen dy persona

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Dy anëtarë të familjes Kasëmllari nga Prizreni kanë marrë lëndime të lehta nga shembja e shtëpisë së tyre nga vjetërsia, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka treguar se menjëherë në vendngjarje kanë shkuar ekipet e Drejtorisë së Emergjencës, Inspektoratit dhe atyre të trashëgimisë kulturore, për të verifikuar gjendjen dhe për të marrë hapat e mëtutjeshme për evitim të rrezikut.

“Rreziku nga shembja e shtëpia të vjetra është problem ekzistent jo vetëm në këtë shtëpi, por edhe në shumë shtëpi të vjetra, të cilat për shkak se kanë vlera të trashëgimisë kulturore apo gjenden në qendrën historike nuk mund të rrënohen tërësisht, e në anën tjetër për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk mund as të renovohen”, ka shkruar Haskuka.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz