back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeShembet dheu në Prishtinë, veturat bien në hendek (Video)

Shembet dheu në Prishtinë, veturat bien në hendek (Video)

Të ngjajshme

Shukri Buja: Unë nuk flas për ndryshim, unë vij për ta bërë atë

Kandidati për kryetar të Lipjanit, nga radhët e PDK-së,...

Cristiano Ronaldo, mosha është veç numër – shënon gol për Portugalinë

Kombëtarja e Portugalisë ka shënuar golin e dytë ndaj...

Policia në Ferizaj sekuestron tre automjete me dru të transportuar pa dokumente

Në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”,...

Në rrugën “Bedri Gjini” në Prishtinë është shembur dheu afër një punishtes ku po ndërtohet një objekt.

Qytetarët që po ndihen të rrezikuar kanë thënë se madhësia e gropës shkon deri në 7 metra e gjatë dhe më shumë se një metër e gjerë, njofton Klan Kosova.

Veturat që kishin qenë të parkuara kanë rënë në hendek dhe për t’i nxjerrë kanë dalë ekipet e Marimangës.

Si pasojë e shembjes së dheut aty afër ka shpërthyer edhe një gyp i ujit i vogël me gjerësi 20 mm. Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv edhe zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, e cila tha se ekipet kanë dalë për të sanuar gjendjen.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në terren që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, konkretisht nga ora 05:00 e mëngjesit. Deri më tani janë lajmëruar gjashtë raste në zonën e shërbimit, rrjedhje të ujit”.

Mjeku po ashtu ka njoftuar se po sanohen të gjitha rastet që kanë lajmëruar qytetarët.

“Ekipet tash për tash janë në lagjen “Tophane” për sanim të rrjedhjes duke vazhduar me sanim edhe në rastet e tjera të lajmëruara nga qytetarët. Përgjatë skanimeve që janë lajmëruar ata do të vëzhgojnë terrenin që nëse edhe diku tjetër ka ndonjë rrjedhje t’i përfundojnë të gjitha gjatë ditës së sotme”.

Më poshtë pamjet nga vendi i ngjarjes që kanë dërguar lexuesit e Klan Kosovës:

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz