back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeDenoncohen punësime të shumta nëpër konsullata, pas dorëheqjes së qeverisë

Denoncohen punësime të shumta nëpër konsullata, pas dorëheqjes së qeverisë

Të ngjajshme

2 milionë e 69 mijë e 98 votues në listat për zgjedhjet lokale të tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për certifikimin e...

Këto janë kombëtaret që tashmë janë kualifikuar për Kupën e Botës 2026

Procesi i kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 është...

Zelensky refuzon ftesën e Putinit: Mund të vijë në Kiev

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar sugjerimin e presidentit...

Alcaraz – Sinner, finalja e madhe e US Open

Carlos Alcaraz dhe Jannik Sinner do të përballen të...

Punësime, nxjerrje vendimesh, dhënie të gradave diplomatike, avancime të disa zyrtarëve, dërgime në misione diplomatike e konsullore të shumë personave pa u përfillur ligji, pa u zbatuar procedurat dhe duke mos i plotësuar kriteret e parapara ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Të gjitha këto veprime, sipas Shoqatës Sindikale të Anëtarëve Shërbimit të Jashtëm të Kosovës, janë bërë gjatë dy muajve të fundit, derisa Qeveria gjendet në dorëheqje, raporton KTV.

Sindikata vlerëson se me vendimet e marra janë degraduar sistemi dhe kapacitetet e Shërbimit të jashtëm.

Në një letër të gjatë, kjo sindikatë, të gjitha shkeljet ia ka rikujtuar ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Letra, të cilën e ka siguruar Koha Ditore, i është përcjellë edhe presidentit Hashim Thaçi, i cili bëhet përgjegjës për disa dekrete të jashtëligjshme.

“Ju keni vazhduar të përkrahni dhe zbatoni këtë trend të proceseve devijusese dhe degradimin e kapaciteteve profesionale, si brenda Ministrisë, ashtu edhe të misioneve diplomatike/konsullore, përkundër se këto çështje janë të rregulluara me dispozita të qarta ligjore”, thuhet në raportin e shkresës 9-faqëshe, ku rikujtohet se vazhdimisht janë denoncuar këto raste.

Në letrën ku sindikata tërheq vërejtjen se kjo praktikë nuk po ndalet, është ngritur nevoja edhe për përgjegjësi politike dhe penale.

“Mjerisht, edhe në ditët e sotme po vazhdon praktika denigruese, duke u nënshkruar vendime për emërime të diplomatëve dhe konsujve, si dhe ngritje në gradë në mënyrë të kundërligjshme… Kjo praktikë e kundërligjshme nuk është ndërprerë asnjëherë dhe vendimet e tilla duhet të shpallen të pavlefshme”, thuhet tutje në raport.

Në raport, Sindikata ia ka rikujtuar Ministrisë secilën kategori shkeljesh.

Në mesin e një sërë rekomandimesh të Sindikatës, gjendet edhe një rekomandim për presidentin Thaçi.

“Presidenti i Republikës, të mos dekretojë shefa të misioneve diplomatike pa u mbajtur seanca dëgjimore për kandidatin e propozuar nga Qeveria në Komisionin për Punë të Jashtme dhe pa u qartësuar se nga shteti pranues është dhënë agrementi për personin të cilin e propozon për shef të misioniut në atë shtet, ashtu si e paraseh Konventa e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike”, thuhet në letrën e Shoqatës Sindikale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz