Shehu: Infrastruktura rrugore e Junikut po merr formë moderne – nga e hëna vazhdojmë asfaltimin në të gjitha lagjet
dp

Lexo edhe“S’dua të humbas kohë”, Trump tregon kushtin kryesor për takim me Putinin

Kryetari aktual i Komunës së Junikut dhe njëherësh kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për një mandat të ri, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar për vazhdimin e punimeve infrastrukturore në qytet, duke theksuar se puna për përmirësimin e rrugëve po ecën me ritme të qëndrueshme.
“Sot kemi vazhduar me asfaltimin e rrugëve në lagjen ‘Berishë’. Nga dita e hënë do të vazhdojmë edhe me asfaltimin e rrugëve të mbetura në të gjitha lagjet e Junikut”, ka shkruar Shehu në Facebook.
Ai ka theksuar se në vetëm katër vite qeverisjeje, Juniku ka ndryshuar ndjeshëm në aspektin infrastrukturor, duke e krahasuar me periudhën e qeverisjeve të mëhershme.
“Gjatë 12 viteve të qeverisjes së kaluar, Juniku ka stagnuar në çdo aspekt sepse nuk ka pasur investime serioze. Ndërsa për vetëm 4 vite të qeverisjes sonë, infrastruktura rrugore e Junikut është kompletuar dhe ka marrë formë moderne”, ka shtuar ai.

Lexo edhe“S’dua të humbas kohë”, Trump tregon kushtin kryesor për takim me Putinin
Në fund, Shehu uroi qytetarët për përfundimin e një tjetër projekti të rëndësishëm:
“Urime Junikut dhe të gjithë junikasve”, ka shkruar ai.