Shefqet Krasniqi tregon se e prish gjumi Ramazanin dhe çka ndodhë me ata që flejnë
BILLI
Lexo edheShefqet Krasniqi thotë se nuk dëshiroi të aplikojë për statusin e veteranit të UÇK-së, por tregon kush e shtyri
Hoxha, në këtë emision është pyetur në lidhje me ata personat që një pjesë të madhe të ditës e kalojnë në gjumë derisa janë duke agjëruar Ramazanin.
“Gjumi nuk e prish Ramazanin, por nuk është mirë që mos ndjejmë urinë sepse prej urtësive të Ramazanit është të ndjejmë urinë për hatër të Zotit. Buka dhe uji janë ndër gjërat më të dashura të njeriut. Ti po i flijon ato për më të dashurin [Zotin]”, ka shpjeguar Krasniqi.
Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, ka thënë se përmes agjërimit njeriu shijon kënaqësinë e adhurimit.
“Sikurse njeriu kur ndihmon dikë fizikisht dhe lodhet. Ai ndjehet shumë i lumtur që është bërë shkaktar të ndihmojë dikë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Lexo edheShefqet Krasniqi thotë se nuk dëshiroi të aplikojë për statusin e veteranit të UÇK-së, por tregon kush e shtyri
Krasniqi ka thënë se kalimi i Ramazanit në gjumë zbeh ndjenjat e urisë dhe disa ndjenja tjera për këtë arsye sipas tij nuk pëlqehet kjo gjë.
“Gjumi zbeh ndjenjat, por nuk e prishë Ramazanin”, ka thënë ndër të tjera Shefqet Krasniqi.