back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeShefja e BE-së në Kosovë: Asociacioni të bëhet sipas Kushtetutës

Shefja e BE-së në Kosovë: Asociacioni të bëhet sipas Kushtetutës

Të ngjajshme

​Djali i Ronaldinhos i bashkohet klubit anglez

Hull City ka njoftuar të enjten nënshkrimin e Joao...

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar të enjten nga...

Si çdoherë- Përfundon pa përparim rundi i dialogut në Bruksel

Rundi i ri i dialogut për normalizim të raporteve...

Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet ta formojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në përputhje me ligjet e Kosovës, si dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ata insistojnë se institucioni nuk do të jetë një strukturë paralele e serbëve në Kosovë.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka inkurajuar drejtuesit e institucioneve vendore që ta formojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, por kjo, sipas saj, duhet të bëhet duke respektuar ligjet e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Këto komente Apostolova i ka bërë në vazhdimin e dytë të intervistës për gazetën “Zëri”, duke shtuar se për një marrëveshje të tillë janë pajtuar dy palët gjatë bisedimeve në Bruksel.

Diplomatja Apostolova ka shtuar se edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, në Parlamentin e Kosovës ka theksuar se presin që AKS-ja të mos jetë një strukturë paralele, por me këtë do të inkorporohen serbët e Kosovës në institucione dhe kjo do të jetë e dobishme për të gjitha palët. “Pra, kemi të bëjmë me një situatë ‘Win-Win, porse si do të merret kjo Qeveri me këtë çështje do të jetë shumë e rëndësishme për ne, veprime këto që do t’i monitorojmë gjatë ditëve të ardhshme”.

Ajo, mes të tjerash ka folur edhe për zgjedhjet e 22 tetorit, dialogun që po zhvillojnë presidentët, Thaçi dhe Vuçiq, për perspektivën e vendeve të Ballkanit në BE etj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz