Shefi i ri i CIA-s nesër viziton Turqinë

Drejtori i ri Agjencisë Qendrore të Zbulimit Amerikan (CIA), Mike Pompeo nesër viziton Turqinë.
Njoftohet se vizita e shefit të CIA-s realizohet pas bisedës telefonike që Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të martën në mbrëmje me Presidentin e ri amerikan, Danëlld Tramp (Donald Trump). Për Pompeo kjo do të jetë vizita e parë jashtë shtetit.
Mësohet se në kuadër të vizitës Pompeo me autoritetet turke do të konsultohet lidhur me PYD-në, zgjatimin e organizatës separatiste terroriste PKK në Siri dhe organizatën terroriste fetullahiste (FETO), të cilat do të jenë edhe dy pikat kryesore të agjendës së tij gjatë qëndrimit në Ankara.

Lexo edheKjo është ushtria më e fortë në botë (Video)
Edhe në bisedën telefonike Erdoan-Tramp ishte konfirmuar vendosmëria që Turqia dhe Amerika të vazhdojnë së bashku luftën kundër çdo lloj terrorizmi.
Erdoan dhe Tramp ranë dakord edhe për të realizuar sa më shpejt një takim dypalësh.














