back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaBotëShefi për të drejtat e njeriut në OKB: Krimet në Siri, të...

Shefi për të drejtat e njeriut në OKB: Krimet në Siri, të përmasave historike

Të ngjajshme

Mohamed Salah mes Liverpoolit dhe Arabisë Saudite

Një transferim që dukej i parealizuar, mund të bëhet...

Ky është rendi i ditës i seancës konstituive e cila nis në orën 17:00

Me fillim prej orës 17:00 do të mbahet seanca...

Gjykata e padrejtë vs. Gjyqit të Historisë

Shkruan Valon Murati Liria vërtet ka emër. Dhe ai emër...

Këshilli për të drejtat e njeriut i OKB-së, ka hapur një senacë të posaçme për qytetin e rrethuar sirian të Alepos.

Kjo seancë, e thirrur nga Britania, ka për qëllim arritjen e një reozlute për abuzimet, veçanërisht në zonat e kontrolluara nga rebelët në Alepo, ku jetojnë rreth 250 mijë civilë, të cilët janë të rrethuar nga forcat qeveritare siriane që po mbështeten nga Rusia.

Duke iu drejtuar 47 anëtarëve të këshillit, shefi për të drejtat e njeriut në OKB, Zeid Ra’ad al-Hussein ka kërkuar aksion kundër “krimeve të përmasave historike”.

“Grupet e armatosura opozitare vazhdojnë të gjujanë mortaja dhe predha të tjera mbi lagjet e banuara me civilë në perëndim të Alepos, por sulmet ajrore ndaj pjesës lindore të qytetit të kryera nga forcat qeveritare dhe aleatët e tyre, janë përgjegjëse për shumicën e viktimave në mesin e cilivëve”, ka thënë Zeid.

Tobias Ellwook, ministri për Afrikë dhe Lindje të Mesme i Britanisë, ka kritikuar Moskën për aksione “të turpshme” në Alepo dhe ka thënë se “Rusi, ti nuk po e zgjidh situatën por po e përkeqëson”. /rel/

Të Fundit

Sport

ShowBiz