back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaBotëShefi i Pfizer tregon se kur do të mund të përfundoj pandemia...

Shefi i Pfizer tregon se kur do të mund të përfundoj pandemia COVID-19

Të ngjajshme

Benita acarohet nga veprimi i Albës: Nuk je njeri (VIDEO)

Përveç alarmit të shtëpisë, edhe Alba është përkujdesur që...

OVL-UÇK falënderon qytetarët për pjesëmarrjen në protestën e Shkupit

Organizata e veteranëve të dala nga lufta e Ushtrisë...

Zyrtare, meçi Fury-Joshua zhvillohet në vitin 2026 në Riad

“Mbreti cigan”, Tyson Fury po rikthehet pas një pauze...

Shefi i Pfizer, Albert Bourla ka deklaruar se bota mund të përballet me një situatë të rëndë nëse nuk vaksinohet një numër i madh i popullsisë.

I pyetur nga “The Financial Times” se kur mendon ai se do të marrë fund pandemia, ai është shprehur se për botën e zhvilluar shpreson që një gjë e tillë do të ndodh para fundit të këtij viti.

Megjithse, këtu ai është shprehur se e vetmja e panjohur është nëse shtetet nuk ia dalin të vaksinojnë një numër të mjaftueshëm të qytetarëve.

“Për botën e zhvilluar . . . do të ndërrojë, shpresoj, para fundit të këtij viti. E vetmja e panjohur është nëse ata nuk ia dalin të vaksinojnë numër të mjaftueshëm të qytetarëve, jo për shkak se nuk ka vaksina, por për shkak të hezitimit. Mund të përballemi me situatë të keqe nëse njerëzit nuk vaksinohen”, ka thënë ai.

E profesori universitar Muhamet Hamiti, derisa ka publikuar deklaratën e shefit të Pfizer ka thënë se Kosova do të mund të bëhej pjesë e botës së zhvilluar në aspekt të përballjes me virusin nëse Qeveria e organizon më mirë sistemin shëndetësor e qytetarët e marrin vaksinën.

Ai ka thënë se shkenca e ka bërë punën e vet, ndërsa tani gjithçka mbetet në dorën e Qeverisë dhe qytetarëve.

“Kosova do të mund të bëhej pjesë e botës së zhvilluar në aspekt të përballjes me virusin po qe se Qeveria e organizon më mirë sistemin tonë shëndetësor dhe qytetarët tanë e marrin vaksinën, mbasi numri i vaksinave të kontraktuara deri tani (me Pfizerin) – 1.2 milionë – e mundëson këtë, do të thoshim ne. Në rastin tonë, si gjetiu, është në dorën e Qeverisë dhe të qytetarëve. Shkenca (mjekësia) dhe industria farmaceutike e kanë bërë punën e vet”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz