SHBA thërret KS-OKB-në në mbledhje urgjente

SHBA ka thirrur Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në një mbledhje urgjente me arsyetimin se disa shtete kanë “minuar dhe bllokuar” sanksionet ndaj Koresë së Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e misionit të SHBA-ve, thuhet se në mbledhje do të trajtohet çështja e zbatimit të sanksioneve amerikane ndaj Koresë së Veriut.
Më tej bëhet e ditur se cilat janë shtetet që kanë shkelur sanksionet.
SHBA-ja e akuzoi Rusinë se ka bërë presion ndaj delegacionit të pavarur i përbërë nga ekspertët e OKB-së për të bërë ndryshime në raportin në lidhje me sanksionet ndaj Koresë së Veriut ku gjenden pretendimet për shkelje të aktorëve rusë.

Lexo edheA mund ta gjeni se çfarë fshihet në këtë foto?
Agjencia e lajmeve AP muajin e kaluar ka arritur deri tek raporti, ku ishte theksuar se Koreja e Veriut nuk ka ndaluar programin e saj bërthamor dhe raketor ndërsa në det janë duke kryer shkelje me eksportin e qymyrit.














