BallinaBotëSHBA-të njohin Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, DASH paralajmëron

SHBA-të njohin Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, DASH paralajmëron

Të ngjajshme

Barcelona e “shkatërron” Newcastlen në ndeshjen e kthimit, avancon në çerekfinale

Barcelona është çerekfinalisti i radhës në Ligën e Kampionëve...

Çfarë po ndodhë me skuadrat angleze? “Shpartallohet” edhe Newcastle Unitedit

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të thellë 7:2...

Në këtë rrugë të Prishtinës sonte ndërpritet furnizimi me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, njofton se sonte,...

Duke ia faturuar si një dështim administratave të mëparshme amerikane, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpalli sot në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë se Amerika njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe se shumë shpejt do të nisë edhe procedura e zhvendosjes së Ambasadës së SHBA-ve në Jeruzalem.

Pak më herët, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se u kishte nisur këtë të mërkurë një kabllogram të gjitha përfaqësive diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës anembanë botës, ku iu kërkohet zyrtarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme drejt Izraelit, Jeruzalemit apo Bregut Perëndimor deri më 20 dhjetor.

Lajmi publikohet nga agjencia e lajmeve “Reuters”, e cila ka mundur të disponojë një kopje të kabllogramit.

“Ambasada e Tel Avivit dhe Konsullata e Përgjithshme e Jeruzalemit u kërkon vizitorëve që të shmangin udhëtimet e panevojshme drejt Izraelit, Jeruzalemit apo Bregut Perëndimor, nga data 4 dhjetor deri më 20 dhjetor 2017”, thuhet në kabllogramin e publikuar pak minuta më parë.

Në kabllogram, megjithatë, nuk specifikohet arsyeja e kësaj kërkese.

Gjithsesi, një gjë e tillë është fort e kuptueshme që mund të ketë lidhje me tensionimin e situatës në Lindjen e Mesme, pasi brenda pak minutash presidenti Donald Trump do të mbajë një fjalim ku do të njohë zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Fjalimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë do të pasohet nga një tjetër fjalim i kreut të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas. /TCH/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz