SHBA, polici qëllon me armë një baba të armatosur para shkollës (VIDEO +18)

Pamja dramatike e kamerave tregon momentin kur një oficer policie qëlloi dhe vrau një njeri të armatosur të Oregonit, i cili nxori një armë dhe e shkrepi pasi po tentohej të largohej nga shkolla e vajzës së tij.
Charles Landeros, 30 vjeç, u qëllua për vdekje në kokë nga efektivi Steve Timm në hyrje të një shkolle në Eugene të Oregon më 11 janar.
Videoja është regjistruar nga kamerat e trupit të Timm, e në të tregohet Landerosin në korridorin e shkollës.
Landeros, raportohet se ishte përfshirë në një mosmarrëveshje për kujdestarinë e vajzës së tij dhe nuk lejohej ta takonte apo ta merrte atë, për këtë arsye policie e njoftuar nga drejtuesit e shkollës është përpjekur që ta largojë atë me forcë nga ambientet e saj.
Por sapo kanë dalë në oborr, 30-vjeçari ka nxjerrë një pistoletë e ka tentuar të qëllojë ndaj dy efektivëve, por fatmirësisht plumbi nuk ka kapur asnjë prej tyre.

Lexo edheDy sulme me bombë ndaj një kishe në Filipine, 19 të vrarë
Në këtë moment Steve Timm ka nxjerrë pistoletën e tij duke qëlluar me armë ndaj Charles Landeros, duke e lënë të pajetë.
Pas një hetimi rreth ngjarjes, veprimi i Steve Timm është cilësuar si i justifikuar dhe ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë.
Top Channel














