Dy sulme me bombë ndaj një kishe në Filipine, 19 të vrarë

Si pasojë e dy sulmeve me bombë ndaj një kishe në jug të Filipineve sipas të dhënave paraprake mësohet se kanë humbur jetën 19 persona dhe 48 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i përgjithshëm i policisë së Filipineve, Oscar Albayalde, njoftoi se dy sulme të ndara me bombë kanë ndodhur në rajonin Jolo me objektiv kishën katolike.
Sipas tij, në shpërthimin që ndodhi gjatë meshës së të dielës kanë humbur jetën 19 persona duke përfshirë edhe forca të policisë ndërsa janë plagosur edhe 48 persona të tjerë.

Lexo edhe21 vjeçari vret pesë persona përfshirë prindërit e tij
Ministri i Mbrojtjes, Delfin Lorenzana tha se forcat e sigurisë kanë mbërritur menjëherë pas sulmit në vendin e ngjarjes duke marrë masa intensive të sigurisë ndërsa personat e plagosur janë dërguar në spitalet më të afërta përreth.
Ndërkohë që në lidhje me ngjarjen ende askush nuk e ka marrë përsipër autorësinë e sulmit.














