ShBA-ja mirëpret idenë e ministrit Mehaj për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se senatorët amerikanë kanë përkrahur idenë e tij për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë.
“Senatorët amerikanë mirëpresin propozimin tim për vendosjen e bazës së përhershme ushtarake amerikane. Takimet bilaterale në ditën e dytë të pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax i përmbyllëm me takimin e grupit të senatorëve nga SHBA, pjesëmarrës në këtë forum”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
“Përveç temave të tjera, në takim u diskutua dhe u përkrah nga senatorët amerikanë edhe ideja e tij për praninë e një bazë të përhershme ushtarake amerikane në Republikën e Kosovës.. Ata u shprehën se do të vazhdojnë të përkrahin këtë ide në çdo instancë të vendimmarrjes së shtetit amerikan”, ka shkruar tutje Mehaj.
Mehaj së bashku me presidenten Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz janë takuar me senatorët James E. Risch, Jeanne Shaheen, Joni Ernst dhe Chris Coons.

Lexo edheKur pritet të bie borë në Kosovë? Këto janë datat
Ministri tha se delegacioni amerikan i ka përgëzuar për menaxhimin me refugjatët afganë dhe për kontributin e FSK-së në Kuvajt.
“Delegacioni na përgëzoi për 10 vjetorin e Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Ioëa-s si dhe shprehën falënderimet për kontributin e Kosovës me bashkë-zbarkimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me trupat amerikane në Kuvajt. Gjithashtu për kontributin në menaxhimin e krizës së refugjatëve nga Afganistani”, ka përfunduar ministri.














