SHBA-ja do të vazhdoj t’i mbrojë fuqishëm marrëdhëniet me Turqinë

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, bëri me dije gjatë konferencës ditore për shtyp se SHBA-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë dhe të mbrojë fuqishëm marrëdhëniet me Turqinë.
John Kirby dënoi sulmin e organizatës terroriste PKK në qytezën Baglar të Diyarbakirit, në juglindje të Turqisë, ndërsa shprehu ngushëllime për viktimat e këtij akti barbar.
“Turqia është një vend aleat, mik dhe partner i yni, me të cilin do të vazhdojmë të kemi dialog. Do të vijomë të bashkëpunojmë dhe të mbajmë të forta marrëdhëniet mes nesh”, tha zëdhënësi i diplomacisë amerikane duke theksuar se Turqia është një aleate e rëndësishme e NATO-s.

Lexo edheAlarm për sulme terroriste para dhe gjatë zgjedhjeve presidenciale
Më tej, Kirby tërhoqi vëmendjen mbi tentativën për grusht shteti në Turqi, ndërmarrë më 15 korrik 2016 nga organizata terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PYD).
“S’duhet të harrojmë që vetëm pak muaj më parë kryeqyteti i Turqisë u bombardua nga vetë ushtarët e këtij vendi. A mund ta imagjinoni se çdo të ndodhte nëse kjo gjë do të ishte bërë në vendin tonë? Vallë si do të ishte përgjegjësia e një qeverie, të cilën ju mund ta doni ose jo, por që është demokratikisht në pushtet, për të reaguar ndaj kësaj tentative? E përsëris edhe një tjetër herë, bëhet fjalë për një tentativë për grusht shteti”, nënvizoi John Kirby. /trt/














