SHBA, Britania dhe Franca dënojnë përdorimin e armëve kimike në Siri
Në pesë vjetorin e masakrës që forcat e regjimit sirian kryen në rajonin Ghouta të Damaskut, SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca kanë dënuar regjimin e presidentit Bashar al-Assad për përdorimin e armëve kimike në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qeverië e tre vendeve lëshuan një deklaratë të përbashkët me rastin e pesë vjetorit të masakrës, në të cilën theksuan se forcat e regjimit të Assad-it kanë përdorur armë të ndaluara kimike edhe në sulmet e kryera në Khan Sheikhoun, Ltamenah, Saraqib dhe Duma.
“Si anëtarë të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndajmë një angazhim në parandalimin e përdorimit të armëve kimike dhe për çdo rast të tillë ne konsiderojmë përgjegjës regjimin sirian”, thuhet në deklaratë.

Lexo edheMos u tallni me dasmat tona, akoma nuk keni parë ‘budallikun’ e dasmave serbe!
Të tre vendet gjithashtu kanë thënë se çdo përdorimi të ardhshëm të armëve kimike në Siri do t’i kundërpërgjigjen në mënyrë adekuate kimike dhe se mbështesin qëndrimin e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) në nevojën e zbulimit të përgjegjësve për incidente të tilla në Siri.
“Jemi të vendosur të sigurojmë drejtësi për viktimat”, thanë qeveritë e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës.














