BallinaSportShaqiri flet pas debutimit në Champions League me Liverpoolin

Shaqiri flet pas debutimit në Champions League me Liverpoolin

Të ngjajshme

Xherdan Shaqiri është shprehur tejet i lumtur për debutimin në Champions League me Liverpoolin dhe për fitoren 3-2 të “Redsave” në “Anfield” ndaj PSG-së.

Ai u inkuadrua në lojë në vend të Mohamed Salah në minutën e 85’, menjëherë pasi Parisi barazoi shifrat në 2-2.

“Jemi të lumtur me fitoren në ndeshjen e parë në shtëpi para tifozëve tanë, kjo ishte ajo që donim”, u shpreh Shaqiri.

“Sa ishte e vështirë të zbrisni në fushë në një situatë të tillë? Tashmë e njoh këtë skenë, kam fituar me Bayern Munich dhe për mua nuk ishte diçka e re”, shtoi Shaqiri.

“Ishte një ndeshje e madhe, kundër një kundërshtari të vështirë. Edhe pse nuk kishin shumë shanse, skuadër si PSG-ja mund të shënojë çdo moment andaj duhej të ishim të koncentruar për 90 minuta”, shtoi ai mes tjerash.

“Atmosfera në Anfield? E ndjeva sonte atmosferën në Anfield, ishte fantastike. Të luash para këtyre tifozëve është fantastike dhe merituam fitoren në fund”. /Insporti.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz