Shamia iu bë pengesë disa nxënëseve për tu regjistruar në shkollë, reagon deputetja e PDK-së
03

Lexo edheTensionet në koalicion për postin e Presidentit para takimit të së hënës

Ditë më parë u raportua se disa vajza nuk u pranuan të regjistrohen në shkollë të mesme për shkak të bartjes së shamisë, shkruan IndeksOnline.
E në lidhje me këtë ka reaguar deputetja e PDK-së, Besa Ismaili e cila e ka quajtur provokim këtë veprim,duke shtuar tutje se kjo është e papranueshme.
Ismaili ka thënë se thirrja kundër institucionalizmit fetar, për të ruajtur parimin sekular të shtetit po shtrembërohet me qëllim për të mohuar lirinë individuale fetare.

Lexo edheTensionet në koalicion për postin e Presidentit para takimit të së hënës
“Si anëtare e komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut, që nga mëngjesi i sotmë, jam duke u angazhuar maksimalisht, (ashtu siç kam bërë prore për më shumë se dy dekada tanimë, edhe në rastet e mëhershme) për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e mia, për të asgjësuar tendenca për veprime dhe vendime të tilla, të kundërligjshme dhe diskriminuese.
Ksenofobia nuk i duhet shoqërisë kosovare!”,ka shkruar Ismaili në rrjetin social Facebook.