Shala: Rikthimi i zyrtarëve serbë të drejtësisë pas dorëheqjeve krijon precedent të rrezikshëm
dp

Lexo edheKosova vazhdon përgatitjet për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në Gaza

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Shala tha se kërkesat e tyre për rikthim pas gati katër vitesh, mund të krijojë pasiguri juridike.
“Po, këta janë duke sfiduar edhe njëherë sistemin e drejtësisë dhe, sa për këtë arsye, Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor, edhe pse këta kanë dhënë dorëheqje, nuk kanë vendosur lidhur me kërkesën e tyre për dorëheqje. Kjo do të thotë se edhe vetë Këshilli Prokurorial, edhe Këshilli Gjyqësor i kanë dhënë një pasiguri juridike kësaj kërkese të cilën ata e kanë paraqitur tani, si prokurorët ashtu edhe gjyqtarët. Kështu do të ishte një precedent jashtëzakonisht i dëmshëm në sistemin e drejtësisë që të pranohen këta gjyqtarë dhe prokurorë dhe stafi administrativ, kur ka konkurs”, tha Shala.

Lexo edheKosova vazhdon përgatitjet për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në Gaza