Superliga e Basketbollit të Kosovës është bërë më interesante se kurrë, ku çdo ndeshje është shumë e rëndësishme.
Sonte zhvillohen dy përballje të javës së 25-të, shkruan IndeksOnline.
Takimi i parë i kësaj xhiro është mes Rahoveci 029 dhe Pejës, që është shumë i rëndësishëm për të dy skuadrat. Vreshtarët pas fitores ndaj Prishtinës kërkojnë fitoren e dytë radhazi në garën për të qenë edhe vitin e ardhshëm pjesë e elitës. Rahovecasit kanë tetë fitore e 16 humbje, derisa pejanët kanë dhjetë fitore e 14 humbje.
Një nga ndeshjet më të rëndësishme është mes Borës dhe Vëllaznimit. Prishtinasit janë në formë në vitin 2026, duke u renditur e treta me 13 fitore e 11 humbje, derisa kuqezinjtë janë në vendin e shtatë me tetë fitore e 16 humbje./IndeksOnline/
