back to top
Wednesday, October 29, 2025
BallinaSport“S’është ekspert i futbollit”, Radja Nainggolan kritikon Martinezin: Është trajner i dobët…!

“S’është ekspert i futbollit”, Radja Nainggolan kritikon Martinezin: Është trajner i dobët…!

Të ngjajshme

Ish-mesfushori i Kombëtares së Belgjikës, Radja Nainggolan, ka dhënë një intervistë për “Take a Seat” dhe ka folur për ish-trajnerin, Robert Martinez.

Nainggolan ka dhënë kritika të mëdha për Martinezin, i cili tashmë është trajner i Kombëtares së Portugalisë, shkruan Indeksonline

Sipas ish-lojtarit të Romës, Martinez është trajner i dobët dhe jo taktik.

“Ai nuk është ekspert futbolli, është një trajner shumë i dobët. Belgjika mund të kishte fituar tituj nëse nuk do t’ishte ai.

“Me Martinezin, nuk kishte taktika apo strategji. Kur ishim në telashe, ishte, pasimi te Hazard, ose te De Bruyne, ose te Lukaku. Asnjëherë asnjë stil, kurrë asnjë taktikë.

“Sot, i them vetes se do të kisha preferuar të luaja për Indonezinë, për respektin që do të më kishin treguar”, u shpreh Radja

Kujtojmë se Belgjika në vitin 2018 me trajnerin Martinez e ka arritur suksesin më të madh në histori, duke fituar medaljen e bronztë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz