Serbia po punon që ushtrinë ta bëjë shumë më të fuqishme

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Alaksandar Vulin ka thënë se ushtria e këtij vendi do ta vazhdojë modernizimin e saj, transmeton Koha.net.
Siç ka theksuar ai, që nga viti 2012, kur ministër i Mbrojtjes ishte bërë Aleksandar Vuçiq, dhe kur pas kësaj ishte bërë edhe kryeministër i Serbisë, Ushtria e Serbisë nuk është më ajo e demoralizuara dhe e braktisura.
„Ushtria e Serbisë është gjithnjë e më pasur dhe më e fuqishme . Ajo i ka 14 avionë lufte migë 29. Do t’i ketë edhe tre helikopterë të rinj Mi 17, katër të tjerë të rinj Mi 35 si dhe pesë helikopterët të rinj H-145. Do t’i ketë edhe 30 tanke T-72 moderne, 35 të tjera BRDM, të modernizuara. Ushtria e Serbisë është në modernizim e sipër të mbrojtjes kundër ajrore”, citon tanjug të ketë thënë Vulin gjatë numërimit të forcës së ushtrisë vet.

Lexo edheShtetasi i Maqedonisë së Veriut me marihuanë, arrestohet në kufi
Ai ka përfunduar se ushtria tashmë është bërë me komplete të reja balistike, uniforma dhe çizme të reja.














