Serbia ka humbur 170 milionë euro nga taksa e Kosovës 100%
01

Lexo edheKëto janë takimet që kryeministri Haradinaj do të ketë në Amerikë

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka zbuluar se sa është humbja e shtetit të Serbisë dhe Bosnjës gjatë kësaj periudhe prej kur është vendosur taksa prej 100 përqind ndaj produkteve të tyre.
I ftuar në “Sytë 7” në Klan Kosova, Stavileci u shpreh se vendi fqinj që nga nëntori nuk ka shitur produkte në Kosovë në vlerë prej rreth 170 milionë eurosh.

Lexo edheKëto janë takimet që kryeministri Haradinaj do të ketë në Amerikë
Këto të dhëna ai i nxori duke u bazuar në atë se sa ka importuar Kosova në të kaluarën, si dhe mes tjerash ka folur edhe për atë se çfarë po bën dogana për të luftuar kontrabandën, duke e vënë në pah se malli refuz është pak më problematik për t’u menaxhuar.
Stavileci po ashtu ka lavdëruar institucionin të cilin e përfaqëson, duke u shprehur se brenda 20 vjetëve dogana ka sjellë me miliarda të hyra për shtetin e Kosovës dhe se ky institucion ka rritje progresive çdo vit.