back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeSerbia ‘Duhet t’i Paguajë’ Pensionistët sa Janë Gjallë

Serbia ‘Duhet t’i Paguajë’ Pensionistët sa Janë Gjallë

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Avokatja Refije Gariboviq tha për emisionin “Jeta në Kosovë” se Serbia i ka injoruar obligimet jurdike që i janë vënë nga Gjykata e Strazburgut duke zgjidhur vetëm raste individuale.

Avokatja nga Novi Pazari i Serbisë, Refije Gariboviq e cila ka përfaqësuar çiftin Grudiq në Strasburg që ngjashëm me Shaban Kelmendin kanë arritur të marrin pensionet nga Serbia, u shpreh e zhgënjyer me veprimet e shtetit serb karshi pensionistëve  të tjerë kosovarë.
Gariboviq tha për emisionin “Jeta në Kosovë” se Serbia i ka injoruar obligimet jurdike që i janë vënë nga Gjykata e Strazburgut duke zgjidhur vetëm raste individuale.
“Aktgjykimi në rastin Grudiq kundër Serbisë përmban obligime të qarta juridike. Kjo masë e përgjithshme paraqet obligim për shtetin e Serbisë. Pra, të gjithë pensionistët e Kosovës janë në situatë të njëjtë faktike dhe juridike”, tha avokatja Gariboviq.
Ajo0 ka bërë thirrje që shteti i Serbisë t’i kryejë obligimet e tij ndaj këtyre pensionistëve në një afat më të shkurtër.
“Me të vërtetë është fjala për persona të moshuar. Kam palë edhe 95 vjeçare dhe nëse diçka nuk zgjidhet së shpejti, me të vërtetë nuk është në rregull jo vetëm nga ana e Gjykatës Evropiane, por edhe nga ana e shtetit të Serbisë. Me atë, që për personat të cilët mund të vdesin në ndërkohë,  e drejta pronësore i mbetet trashëgimtarëve të tyre por qëllimi është që këtyre pensionistëve t’u takojnë paratë e tyre përderisa janë gjallë.”, tha avokatja.

Të Fundit

Sport

ShowBiz