back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeSerbët shtojnë kompani fiktive në listën e kreditorëve të Trepçës

Serbët shtojnë kompani fiktive në listën e kreditorëve të Trepçës

Të ngjajshme

Doktori i QKUK-së pjesë e garës për deputet nga LDK-ja!

Dr. Xhevdet Çuni, urolog me përvojë në Qendra Klinike...

Goditi me veturë një këmbësor në Prizren, arrestohet i dyshuari

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në rrugën “Rrustë...

I shqiptuan gjobë, prishtinasit sulmojnë dy policë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë, të...
Menaxhmenti i “Trepçës” në veri, nëpërmjet një njoftimi, ka sqaruar se në listën e kreditorëve të jashtëm të “Trepçës” ndodhen edhe kompanitë “Mytilineos Holdig S.A” nga Greqia, dy kompani bullgare, “Tera 90” dhe “Sindo”, si dhe një kompani franceze “SCMM”

Menaxhmenti i “Trepçës” në veri, zyrtarë shtetërorë të Serbisë, si dhe përfaqësues të serbëve në institucionet e Kosovës, kanë vazhduar lobimin e tyre në përpjekje për ta zhvlerësuar Ligjin për “Trepçën”, e madje edhe të “krijojnë” kompani serbe dhe të huaja, të cilat kinse kanë investuar në “Trepçë” dhe të cilat tani ndodhen në listën e kreditorëve të “Trepçës”.

Sipas menaxhmentit të “Trepçës”, i cili ka dalë me një njoftim të ri, borxhet e regjistruara të “Trepçës” ndaj kompanive serbe, bankave dhe kompanive të tjera kapin shumën prej 350 milionë euro, shkruan Zëri. Menaxhmenti i “Trepçës” në veri, nëpërmjet një njoftimi, ka sqaruar se në listën e kreditorëve të jashtëm të “Trepçës” ndodhen edhe kompanitë “Mytilineos Holdig S.A” nga Greqia, dy kompani bullgare, “Tera 90” dhe “Sindo”, si dhe një kompani franceze “SCMM”.

Sipas këtij njoftimi, kreditorët më të mëdhenj të “Trepçës” nga Serbia janë “Elektroprivreda Serbije”, “Jugobanka A.D. Beograd” në likuidim, “Jugobanka A.D. “ Mitrovicë e veriut, “Banka Popullore e Serbisë”, “Hekurudhat e Serbisë”, “Beo Banka” në likuidim Beogad, “Industria e Naftës së Serbisë” dhe “DDOR Novi Sad”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz