BallinaLajmeSerbët ndalin ujin e Ujmanit për bujq të jugut, autoritetet kosovare s’kanë...

Serbët ndalin ujin e Ujmanit për bujq të jugut, autoritetet kosovare s’kanë përgjigje

Të ngjajshme

Rusia mbyll aeroportet dhe kufizon internetin

Moska u përball të martën, 5 maj, me masa...

Ishte në Samitin e EPC në Armeni, Kurti shfaqet në Shkup, Mexhiti: Mirëserdhe

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këtë vendim

Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen...

Koosva dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit financiar ushtarak

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës,...

Prej pesë ditësh, serbët që e menaxhojnë Liqenin e Ujmanit kanë ndalë një sasi të konsiderueshme të ujit.

Një pjesë e tij përdoret për ftohjen e pajisjeve në termocentrale dhe pjesa tjetër shkon në sistemin e ujitjes për Komunën e Prishtinës, Mitrovicës dhe Vushtrrisë, raporton KTV.

Por, Ibër Lepenci kishte zgjedhur të ndalë ujin për bujqit, në mënyrë që termocentralet të kenë ujë të mjaftueshëm për ftohje.

Ky veprim ka shkaktuar panik te bizneset që prodhojnë produkte nga patatja dhe bujqit që e kultivojnë atë.

Bujqit janë të bindur se ky veprim ka qëllime politike dhe besojnë se ujin do ta ndalin sërish.

Megjithatë, problemet me sasinë e pakët të ujit tregojnë se kanë zgjatur tërë verës.

Iber Lepenci, i cili thirret në menaxhim të Ujmanit, nuk ka pranuar të flasë dhe njëjtë ka vepruar edhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, e cila e ka nën menaxhim ndërmarrjen publike.

Bizneset dhe bujqit kanë treguar se nga ndërmarrja publike u është thënë se serbët e kanë ndalur ujin pa ndonjë paralajmërim dhe se kjo nuk ka të bëjë me ndonjë problem teknik.

Sipas tyre, arsyeja për këtë është rënia e sasisë së ujit në liqe.

Çështjen e Liqenit të Ujmanit, Serbia ka tentuar disa herë që ta fusë në agjendën e bisedimeve me Kosovën.

Por, që nuk është ende pjesë e bisedimeve, tregojnë në zyrën e Kryeministrit.

“Qeveria Haradinaj është duke udhëhequr dialogun teknik për marrëveshjet ekzistuese. Kjo nuk është pjesë e marrëveshjeve ekzistuese”, është thënë në një përgjigje të Zyrës së Kryeministrit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz