back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeSelmani: Pezullimi i Ligjit për Paga, grusht i rëndë mbi 60 mijë...

Selmani: Pezullimi i Ligjit për Paga, grusht i rëndë mbi 60 mijë punonjës (VIDEO)

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Xhemajl Selmani, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ligjit për Paga është një grusht i rëndë për 60 mijë punëtorë të shëndetësisë, arsimit dhe Policisë.

- Advertisement -

Kështu ka thënë ai në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova duke paralajmëruar se neser do të mbahet edhe një grevë.

“Pas një pune dyvjeçare të organizatës sonë, sot përmes mediave kuptuam se Kushtetuesja e ka pezulluar këtë ligj që e kemi pritur shumë në këtë fundvit. Ky është një grusht i rëndë mbi 60 mijë punonjës të Shëndetësisë, Arsimit dhe Policisë.

“Për ditën e nesërme kemi organizuar një greve tetorëshe si paralajmërim që ne kemi pritur rritje pagash dhe jo një grusht të rëndë sikur ky. Për vendimet e mëtutjeshme do të ju njoftojmë me kohë. Populli ynë është mësuar me këto gjëra dhe është bërë shumë i durueshëm”.

“Pasojat nuk mund t’i parashikoj, por unë mund të them se na janë topitur edhe ndjenjat. Gjykata Kushtetuese e ka punën e vet, por si duket politikanët e pandërgjegjshëm e kanë vendosur në lajthitje”.

“Me ankesa të disa individëve, qohet Avokati i Popullit dhe e dërgon vendimin në Kushtetuese – pezullimi i këtij ligji ka qenë shumë e papritur për ne dhe shumë dëshpëruese”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz