Selmanaj: Kur të bie qeveria Haradinaj të shpallen tri ditë zie
Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj me anë të një statusi i ka reaguar Driton Selmanaj, deputetit të LDK-së. Ky i fundit ka propozuar që kur të bie qeveria Haradinaj të shpallet festë zyrtare.
Ndërkohë që sipas deputetit të AAK-së, kjo i bie që në Kosovë të shpallen të pakten tre ditë zie.
“Ai paska propozur që dita kur bie qeveria Haradinaj të shpallet festë zyrtare, atëhere sipas kësaj logjike i bie që në Kosovë të shpallen të pakten tri,
DITË ZIE;
-Dita kur është formuar Ushtria e Kosovës
-Dita kur ka vdekur ideja e ndryshimit të kufijve
-Dita kur është vendosur taksa kunder mallrave serbe dhe atyre boshnjake…..
e shumë të tjera…..”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Indeksonline.
“Një pyetje për ju shumë sinqerisht a mundesh me i numru tri punë apo vepra të qeverisë së z. Mustafa që i ka ba në mandatin e tij e që kan me u mbajt në mendje!”, ka pyetur ai deputetin e LDK-së.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Mirëmengjesi Kosovë!

Lexo edheI dënuari për para të falsifikuara anëtarësohet në PDK – dëshiron të ia zë vendin Kadri Veselit
Ka një orë që jam zgjuar nga gjumi këtu në Gllogjan dhe sapo fillova të shfletoj në rrjetet sociale mu shfaq një titull “interesant” i deputetit të LDK-së Driton Selmanaj.
Ai paska propozur që dita kur bie qeveria Haradinaj të shpallet festë zyrtare, atëhere sipas kësaj logjike i bie që në Kosovë të shpallen të pakten tri,
DITË ZIE;
-Dita kur është formuar Ushtria e Kosovës
-Dita kur ka vdekur ideja e ndryshimit të kufijve
-Dita kur është vendosur taksa kunder mallrave serbe dhe atyre boshnjake…..
e shumë të tjera…..
Për të shkuar përtej kësaj atëherë i nderuar kolegu deputet Driton Selmanaj a ke ndonji propozim për të gjitha ato beteja të fituara në luftë të Ramush Haradinajt si do t’i shpallesh?!?
Një pyetje për ju shumë sinqerisht a mundesh me i numru tri punë apo vepra të qeverisë së z. Mustafa që i ka ba në mandatin e tij e që kan me u mbajt në mendje!
Dita kur ka ra qeveria Mustafa nuk është shpallur festë zyrtare e as ditë zie por ishte një proces demokratik!
Opozita ka detyrën e kritikës por tash edhe për të shpallur “ festa zyrtare” ndersa qeveria me vazhdu me punu në agjentat e saj!
Sukseset e qeverisë Haradinaj dhe rritja e popullaritetit dhe besueshmërisë ndaj Ramush Haradinajt mbase duket normale t’i ketë shqetësuar oponentët politik!
RS














