back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeSelimi: Kiçina ka qenë nën komandën time, nuk kam informacion nëse i...

Selimi: Kiçina ka qenë nën komandën time, nuk kam informacion nëse i ka raportuar Kadri Veselit

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Sylejman Selimi tha se në zonën ku ai ka udhëhequr, shef i shërbimit të Zbulim-Kundërzbulimit ka qenë Rasim Kiçina. Sipas tij, atë  e ka pasur vetë Selimi nën komande dhe nuk ka informacion nëse ai i ka raportuar Kadri Veselit.

“Shumë pak merrej me rolin e tij. Kishte për detyrë që të afrohej afër forcave të armikut dhe të zbulonte sa kanë armatim, sa ishin afër pozicioneve tona. Por, ai ishte shumë aktiv dhe merrte pjesë edhe vetë në luftime”, tha dëshmitari.

Dëshmitari tha se Kiçina informacionet ia përcjelltë, shefit të operativës që ishte Xhemajl Bejta, shefit të Shtabit të ZO të Drenicës e po ashtu edhe vetë atij si komandant zone.

Dëshmitari u pyet se Rasim Kiçina a i ka raportuar Kadri Veselit ndonjëherë.

“Nuk kam informacion. Nuk e di”, tha dëshmitari, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Pasi pati kundërshtime nga prokuroria për përsëritjen e pyetjes, Dixon tha se unë po them që Rasim Kiçina nuk i ka raportuar Kadri Veselit dhe e pyeti dëshmitarin se a është e saktë. Dixon shtoi se ka udhëzime nga klienti i tij për ta pyetur dëshmitarin kështu.

“Z. Kiçina ka qenë në komandën time, me ka raportuar mua dhe Zonës Operative të Drenicës”, tha Selimi pasi iu kërkua të përgjigjet.

Ndërsa, vetë Selimi tha se në kohën kur u emërua Kadri Veseli në G2 e ka takuar vetëm një apo dy herë por që nuk kanë diskutuar për çështjen e organizimit të kësaj strukture.

“Asnjëherë s’kam pas bisedë rreth organizimit”, tha Selimi.

Drejtë fundit të 98-ës dëshmitari tha se ka marrë informacione gojarisht nga Rasim Kiçina lidhur me lëvizjet e forcave serbe por që me shkrim jo.

Vlen të theksohet se avokati i Veselit, Rodney Dixon do të vazhdojë edhe nesër pyetjet e tij për dëshmitarin Sylejman Selimi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz