Sela: Ky është fundi i një të keqeje

Deputeti shqiptar në Maqedoni, Ziadin Sela, i cili mori lëndime të mëdha gjatë hyrjes së protestuesve në Kuvendin maqedonas, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se situata e së enjtes mbrëma është fundi i një të keqe që po ndodh në Maqedoni.
Administruesit e faqes së tij në këtë rrjet social kanë shkruar se janë të detyruar të publikojnë një komunikatë për qetësimin e qytetarëve që kanë pyetur për shëndetin e kryetarit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela.
“Falë Zotit ai është mirë. Ka dëmtime të ndryshme por gjendja e tij është nën kontroll dhe nuk paraqet asnjë rrezik për jetën”, thuhet në postim.
Lexo edheU largua për shkak të krizës, por ajo çka ka bërë sot për Kosovën mahniti të gjithë
“Falënderojmë te gjithë ata të cilët duket se kanë zbardhur natën deri tash e që po qëndrojnë këmbëngulës pranë nesh. Bëjmë thirrje për qetësi, ju urojmë një natë të qetë, duke ju siguruar që Ky nuk është fillimi i asgjëje, ky është vetëm fundi i një të keqeje… Fundi i pashmangshëm i saj”.














