BallinaShqiptareSekuestrohet “Lamborghini Urus” me vlerë 160 mijë euro në Tiranë, dyshohet se...

Sekuestrohet “Lamborghini Urus” me vlerë 160 mijë euro në Tiranë, dyshohet se u ble me para krimi

Të ngjajshme

Debat për Specialen, nga kërkesa për raportim te tërheqja e Behramit

Nënkryetari i komisionit të drejtave të njeriut, Artan Behrami...

Avokati i spijunës serbe që u dënua me 6 vjet burgim: Do të luftojë deri në Gjykatën Kushtetuese

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është shpallur aktgjykimi ndaj...

I suspenduar por gjithmonë prezent me stilin e tij: Kompany, ikonë brenda dhe jashtë fushës

Vincent Kompany vazhdon të konfirmohet si një figurë unike...

Spiunja serbe Jelena Gjukanoviq dënohet me 6 vjet burgim

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është shpallur aktgjykimi ndaj...

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion të koduar “Manovra”, i cili kishte si qëllim gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni, u sekuestrua një automjet luksoz, tip Lamborghini Urus, me vlerë rreth 160 mijë euro, në pronësi të një 34-vjeçari me precedentë penalë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, “në aksin rrugor Sauk–TEG, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme ‘Shqiponja’, ndaluan automjetin luksoz, i cili drejtohej nga shtetasi S. Sh., 34 vjeç”.

Hetimet paraprake treguan se 34-vjeçari, me të shkuar kriminale në fushën e vjedhjes përmes përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore, si dhe i hetuar më parë për dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë, dyshohet se ka përdorur një manovër të sofistikuar për të justifikuar pronësinë e automjetit luksoz.

“Ky shtetas dyshohet se e ka regjistruar automjetin në emër të një subjekti tregtar, në pronësi të shtetasit E. D., me qëllim shmangien e gjurmimit dhe justifikimin e vlerës së lartë të tij”, thuhet më tej në deklaratën e Policisë.

Të dy personat, S. Sh. dhe E. D., janë vënë nën hetim penal dhe ndaj tyre kanë nisur procedurat përkatëse për vepra të dyshuara penale që lidhen me pastrim parash dhe fshehje të burimit të pasurisë.

Operacioni “Manovra” është pjesë e një serie veprimesh intensive të Policisë së Shtetit që synojnë “gjurmimin, goditjen dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaria kriminale”, siç saktësohet në njoftimin zyrtar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të dyshuara në pronësi të S. Sh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz