Sekuestrohet armë zjarri pas të shtënave në një vilë në Jezerc të Ferizajt

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri pas raportimeve për të shtëna në fshatin Jezerc të Ferizajt.
Sipas njoftimit të dërguar për media, më 27.06.2026, në zonën e njohur si “Livadhet e Kishës”, janë dëgjuar të shtëna me armë në një vilë private.
Njësia e Hetimeve dhe Njësia Reaguese kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar pronarin e vilës dhe personat e pranishëm.
Gjatë kontrollit, te i dyshuari B.O. (30 vjeç) është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator me tre fishekë, si dhe dy gëzhoja.

Lexo edheTrump kërcënon sërish evropianët me tarifa 100%
“I dyshuari ka pranuar se kishte shtënë dy herë me armën e zjarrit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe gëzhojat”.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me autorizim të tij është intervistuar i dyshuari dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”dhe është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thotë PK.














