BallinaLajmeSekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë, arrestohen dy persona në Ferizaj

Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë, arrestohen dy persona në Ferizaj

Të ngjajshme

 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë realizuar një operacion të përbashkët që ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të substancave narkotike dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, aksioni është zhvilluar sot në Ferizaj, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, me përfshirjen e prokurorit të rastit, kryeprokurorit të PSRK-së, hetuesve policorë dhe njësive përkatëse të policisë.

Operacioni vjen si rezultat i një hetimi të gjatë lidhur me dyshimet për veprimtari të një grupi të organizuar kriminal, të përfshirë në posedim dhe shitblerje të substancave narkotike. Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar rreth 15 kilogramë substancë të dyshuar të llojit heroinë.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Njoftimi i plot:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz