Sekuestrohen armë zjarri dhe municion gjatë kontrollit në Manastric të Ferizajt në shtëpinë e një të dyshuari
dp

Lexo edheEkstradohen dy persona nga shtetet tjera në Kosovë

Sipas policisë, armët dhe municioni janë gjetur në garazhën që ndodhej në shtëpinë e të dyshuarit.
“Gjatë realizimit të kontrollit, në garazhin që ndodhej në oborrin e të dyshuarit, përkatësisht në bagazhin e një automjeti BMW, ngjyrë e zezë, në pronësi të tij, janë gjetur dhe sekuestruar:
– një armë zjarri – pushkë automatike AK-47;
– tre karikatorë me gjithsej 139 fishekë;
– një armë zjarri – pistoletë;

Lexo edheEkstradohen dy persona nga shtetet tjera në Kosovë
– dy karikatorë me gjithsej 42 fishekë”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin, polica ka bërë të ditur se është njoftuar prokuroi I shtetit I cili e ka autorizuar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare. Pas përfundimit të intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, për procedura tjera hetimore”, thuhet tutje në njoftim.
